Rok këngëtari, Neil Young, është duke shitur disa prej posedimeve të tij më të vlefshme, siç është një koleksion i modeleve të trenave.
Ylli kanadez është duke shitur më shumë se 250 trena të tij të llojit Lionel, në një ankand që do të mbahet në Los Angeles. Young, i njohur kryesisht për hitet e tij nga festivali Woodstock, si “Ohio” dhe “Heart of Gold”, ishte koleksionues i pasionuar i modeleve të trenave tashmë më shumë se 20 vjet.
Koleksioni i tij është shumë i pasur dhe përmban lloje të ndryshme të trenave dhe i shfrytëzoi vite më pas si lidhje mes tij dhe djalit të tij Ben, i cili vuan nga paraliza cerebrale.
Ankandi do të mbahet më 9 dhjetor dhe pjesa më e vlefshme që mund të shitet deri në 20 mijë dollarë është një prototip i lokomotivës Lionel.