Skip to content

Këngëtarët shqiptarë numër 1, shkundin Youtuben në Zvicër

Në radion zvicerane dëgjojnë këngët që janë të njohura në pjesën tjetër të botës perëndimore. Por në Youtube dominiojnë këngët e këngëtarëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në Radio-Airplay-Charts në Zvicër janë të kërkuar në masë të madhe këngëtarët jashtë vendit, sidomos nga Britania e Madhe, e cila konsiderohet të jetë vendlindja e muzikës pop, po ashtu mbizotëron tregu i Amerikës së Veriut me këngëtarët më dëgjuar deri tani si: Drake, Justin Timberlake, Sia, Calvin Harris dhe Kung, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.

Një pamje tjetër tregojnë listat e Youtube, të cilat nuk rrisin popullaritetin e këngëve të reja për shkak të numrit të përgjithshëm të klikimeve, por edhe nga Views në rritje në mediat sociale.

Aq shumë sa që vetëm një këngë është e përfaqësuar në krye të top 10 . Në Youtube mban trendin Calvin Harris me Riahanen: «This Is What You Came For» dhe Fergie me “M.I.L.F.  Pjesa tjetër është e pushtuar nga këngëtarët shqiptarë si: Enca, Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Noizy, që vijnë nga Shqipëria; Ghetto, Gold AG, T Capital dhe 2ton, që vijnë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.

Trendi actual zviceran në Youtube

1. Enca – «Bow Down» feat. Noizy (15.6., 15 Mio.)
2. Fergie – «M.I.L.F. $» (1.7., 33 Mio.)
3. Ghetto Geasy – «Ajo» feat. Majk (16.6., 12 Mio.)
4. Capital T – «Bongo» feat. Dhurata Dora (17.6., 7 Mio.)
5. Calvin Harris – «This Is What You Came For» feat. Rihanna (16.6., 175 Mio.)
6. Flori Mumajesi – «Beautiful» feat. Ledri Vula (8.7., 1 Mio.)
7. Elvana Gjata – «Njesoj» (1.7., 2 Mio.)
8. Gold AG – «Pa namaz» feat. Duli (6.6., 1,5 Mio.)
9. 2Ton – «Me Mu» (29.6., 2 Mio.)
10. Noizy – «Pa mu» feat. Elgit Doda (2.7., 2 Mio.)