Aktualizim
…..
Erika Miranda ka mposhtur edhe Majlinda Kelmendin, duke e lënë Kosovën pa medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë në Botërorin e Xhudos.
Kampionia olimpike u mposht në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë nga xhudistja e njohur braziliane.
Miranda para kësaj përballje mposhti edhe kosovaren tjetër Distria Krasniqin.
———
Majlinda Kelmendi është befasuar në gjysmëfinalen e Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest, duke pësuar në gjysmëfinale.
Ajo u mposht në kohën shtesë nga japonezja Ai Shishime.
Megjithatë, ajo mbetet në garë për të bronztën. Në luftën vendimtare për medaljen e bronztë, Kelmendi do të përballet me Erika Mirandan, që eliminoi Distria Krasniqin.