Korporata Energjetike e Kosovës asnjëherë nuk ka arritur të bëjë leximin e njësorëve në atë pjesë të vendit, ndërsa borxhin e ka llogaritur nga daljet 10-kilovoltëshe.
Arritja eventuale e marrëveshjes do të jetë një shpresë për KEK-un, pasi thirrjet e deritanishme në drejtim të institucioneve dhe EULEX-it nuk i kishin ofruar siguri për qasje në atë pjesë të vendit.
Udhëheqësja e ekipit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se një nga pikat e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbinë është edhe normalizimi i pagesave të KEK-ut për pjesën veriore të vendit.
Kurse drejtuesit e KEK-ut kanë theksuar se plani operativ për fillimin e leximit të njësorëve në pjesën veriore është i gatshëm.