“Testimi i tërë rasteve në të gjithë popullatën me simptoma të përputhshme me COVID-19, duke përfshirë ato të lehta, duhet të jetë përparësi”, tha KE në udhëzimet e botuara.
“Për ta arritur këtë, popullata duhet të ketë qasje të lehtë në testim dhe të inkurajohet të kërkojë testim menjëherë kur shfaqen simptoma të përputhshme me COVID-19”, vazhdoi KE.
Rekomandimet e KE-së përkojnë kryesisht me ato të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Parlamenti Europian, në përputhje me KE-në, miratoi të enjten një rezolutë, sipas së cilës rezultatet e testit të koronavirusit duhet të njihen reciprokisht në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se duhet të krijohet kapacitet i mjaftueshëm për testim.