Në Kosovë të mërkurën me datën 26,08,2020 u konfirmuan edhe 157 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima ndërruan jetë.
Shifrat u bënë të ditura nga Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili tregoi në një konferencë.
Ramadani tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 511 mostrave. dhe se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 154 pacientë.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 12,840 ku prej tyre, gjithsej 492 pacientë kanë humbur jetën dhe 8,942 janë shëruar.
E në ditët në vazhdim aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,406 raste, raporton Radio evropa e lirë, përcjell Albinfo.ch