Disa nga lojtarët me origjinë nga Kosova që fituan tituj në vendet e ndryshme nga bota janë Milot Rashica, fitues i kupës së ligës në Turqi, Arbnor Muja, fitues i kupës së ligës së Belgjikës, Donat Rrudhani, fitues i ligës së Zvicrës dhe Amir Rrahmani, fitues i ligës së Italisë, shkruan albinfo.ch.
Kontributi i tyre ishte parësor në dhënjen e rezultateve.
Milot Rashica
Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës së Turqisë.
Me këtë fitore, ekipi i Galatasarayt arriti të shpallet kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23.
Rashica ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në këtë ekip. Ai u bë si futbollisti i parë kosovar që fiton një kompeticion të tillë zhvilloi 25 ndeshje me Galatasarayn në Superligë, shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asiste.
Arbnor Muja
Arbnor Muja e ka fituar titullin e kampionit në Belgjikë me skuadrën e tij, Antwerp. Ai ka fituar trofeun e parë me skuadrën e Royeal Antwerp, duke triumfuar në finale të Kupës së Belgjikës.
Ky ishte trofeu i parë i Arbnorit, që prej se u transferua në verën e kaluar nga Drita për 400 mijë euro.
Kujtojmë që gjatë rrugëtimit për në trofeun e Kupës, Muja ka kontribuar me një gol dhe një asistim në pesë ndeshje.
Donat Rrudhani
Young Boys rifitoi titullin e ligës zvicerane, duke fituar një trofe të parë për trajnerin Raphaël Wicky.
Trofeu u kthye në Bernë një vit pasi Cyrihu i dha fund serisë së katër titujve radhazi të Young Boys.
Pjesë e rëndësishme të Young Boys këtë edicion kanë qenë edhe dy futbollistë shqiptarë: Donat Rrudhani që luan për Kosovën dhe Kastriot Imeri që luan për Zvicrën.
Rrudhani 24-vjeçar dhe Imeri si 22-vjeçar shihen si lojtarë me të ardhme të ndritur.
Amir Rrahmani
Skuadra e Napolit ka fituar titullin e kampionit të Serie A. Kontribut të rëndësishëm në këtë sukses të jashtëzakonshëm ka dhënë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Titulli i kampionit për Rrahmanin është kulmi i një karriere në ngritje të vazhdueshme. Ai nisi në klubet prishtinase karrierën e më pas luajti te Drenica. Vazhdoi në Shqipëri, Kroaci dhe shfaqi vlerat në Itali. Me titull të kampionit, Rrahmani do të jetë prej të mëdhenjve të Napolit. Natyrisht edhe të Kosovës. /Albinfo.ch