Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.
Në total, numri i rasteve aktive është 16.849.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.