Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore.
Përveç viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar, e lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.
Gjithashtu, tërmeti i ka prekur edhe ishujt grekë që ndodhen në Detin Egje.