Në Kosovë në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja pozitive me koronavirus.
Nga një i vdekur është regjistruar në Gjilan (82 vjeç), Prizren (63 vjeç), Suharekë (59 vjeç) dhe Vushtrri (78 vjeç).
101 rastet të reja pozitive janë nga testimi i 2052 mostrave.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 105.636, ndërsa 2.187 kanë përfunduar me fatalitet.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 421 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 95.466.