Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Serbi, në të cilin kanë humbur jetën katër të rinj dhe janë plagosur dy të tjerë.
Viktimat ndodheshin në një automjet të tipit Volkswagen Golf, i ,cili u përplas me një tjetër automjet të së njëjtës markë, raportojnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Në aksident u përfshi dhe një veturë tjetër ndërsa dyshohet se gjithçka është shkaktuar prej shpejtësisë përtej limiteve dhe rrëshqitjes së rrugës nga reshjet e shiut.
Viktimat janë identifikuar me inicialet: A.I 21 vjeç, M.H 23 vjeç, S.D 22 vjeç dhe A.U 21 vjeç.