Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksidnet që ka ndodhur në fshatin Livoq, të Komunës së Gjilanit.
Sipas policisë, tri vetura kanë qenë të involvuara në aksident ndërsa katër persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia ka thënë se shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë.