A mund ta besoni – gati gjysma e popullsisë së Zvicrës është në rregull me normën e tyre të taksave, përcjell albinfo.ch.
Rreth 43 për qind e zviceranëve besojnë se norma e tyre tatimore është e drejtë. Madje një pjesë e vogël e tyre mendojnë se nuk po paguajnë sa duhet.
Ky është një gjetje e një sondazhi të ri nga platforma e konsumatorëve Comparis.
“Në kundërshtim me pakënaqësinë që dëgjojmë shpesh, pothuajse gjysma e popullsisë zvicerane beson se niveli i taksave është i drejtë,” sipas Michael Kuhn, ekspert i Financave të Konsumatorit të Comparis.
Funksionimi i duhur i shtetit dhe mundësia e përcaktimit të shkallës tatimore në mënyrë demokratike janë padyshim ndër arsyet e kësaj kënaqësie të përgjithshme”, tha ai.