Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u zhvillua ceremonia përmbyllëse e akademisë trevjeçare ushtarake në Republikën Federale të Gjermanisë, ku katër kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u diplomuan me rezultate të larta, përcjell albinfo.ch.
Oficerët më të rinj të FSK-së që përfunduan me sukses programin prestigjioz janë:
• Nëntoger Shumëzim Karaqica – drejtimi ushtarak Logjistikë/Mirëmbajtje
• Nëntoger Arton Xhemajli – drejtimi ushtarak Logjistikë/Furnizim
• Nëntoger Xheladin Kurtaj – drejtimi ushtarak Xhenio Luftarake
• Nëntoger Fatlum Agushi – drejtimi ushtarak IT ushtarake
Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Gjermane i ofrojnë procesit të arsimimit dhe trajnimit të oficerëve të rinj të FSK-së, si dhe vlera e partneritetit të ngushtë me Forcat e Armatosura Gjermane.
Ky sukses konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit profesional të kapaciteteve të FSK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë.