Më 23 Shkurt 2014, në orën 17.00, në Katedralen Münster në Bernë, organizohet një koncert ku marrin pjesë katër instrumentistë të shkëlqyer shqiptarë: Klajdi Sahatçi, Dhurata Lazo, Gjergj Bejko dhe Zija Bejleri.
Në program është përfshirë gjithashtu dhe promovimi i CD “Albanian Memories” – “Kujtime Shqiptare”, me protagonistë Klaidi Sahatci (violinë) & Dhurata Lazo (piano). Nje realizim sa profesional aq edhe emocional me vepra te zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorëve të shquar shqiptarë dhe botërorë si Peçi, Beethoven, Schummann, Donizetti etj.
Klajdi Sahatçi është i njohur si koncertmaestro i parë në orkestrën Tonhalle të Cyrihut.
Hyrja është pa pagesë por mysafirët, me paratë që mund të dhurojnë do të ndihmojnë realizimin e projekteve sociale për fëmijët në Shqipëri.
http://www.bernermuenster.ch/de/berner-muenster/musik/MUENSTERKONZERTpdf.pdf