Përfaqësuesja e Zvicrës në Futboll, ekipi i gjeneratës deri në 21 vjeç, ka barazuar 1:1 me përfaqësuesen e Francës, në miqësoren e zhvilluar të premten, njofton Albinfo.ch.
Autor i golit të vetëm për zviceranët ishte futbollisti shqiptar i FC Lausanne-Sportit, Andi Zeqiri, në minutën e 53-të.
Në formacionin fillestar, trajneri Mauro Lustrinelli i kishte inkuadruar të katërt futbollistët shqiptarë të ftuar për këtë takim, sulmuesin Andi Zeqirin (FC Lausanne-Sport), mesfushorët Nedim Bajramin (Grasshoppers Zürich), Mersim Asllani (FC Lausanne-Sport) dhe Toni Domgjoni (FC Zürich).
Miqësorja u luajt në qendrën e futbollit La Manga.