Piktorja e re nga Shkupi, Shqipe Mehmeti, hap ekspozitën e saj personale në Nürnberg, Gjermani. „Katër elementet“ titullohet ekspozita me piktura e Shqipes e cila do të hapet më 30 prill.
Këto katër elemente uji, ajri, toka dhe zjarri janë ato prej të cilave sipas filozofit grek Empedoklit, është krijuar bota dhe kombinimi në mes tyre është baza e gjithçkaje. Ndërsa dashuria ose prirja është ajo që e bën të mundur lidhjen në mes të këtyre elementeve.
Në punimet grafike të Shqipe Mehmetit materia e vdekur fiton frymë jete, kështu, kosmosi rron. Arti është rilindja e jetës së amshueshme, thotë Michel Henry, thuhet në njoftimin e organizatorot për hapjen e ekspozitës, dhe transmeton albinfo.ch
Bota është një kompozicion kolosal subjektiv dhe për këtë arsye nuk ekziston një botë pa ndjenja… thuhet veç tjerash në prezantimin e ekspozitës së Shqipes, që do të hapet më 30 prill në orën 19.00 në Nürnberg (Galerie im Kleinen Saal) Gemeinschaftshaus Langwasser. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 29 qershor.
