Me rastin e vizitës zyrtare të kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, në Konfederatën e Zvicrës, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka nderin t’ju ftojë në një takim informues, ku do të shpalosen të arriturat e deritanishme si dhe mundësitë dhe potencialet për investime që ofron kjo Komunë e Republikës së Kosovës.
Takimi do të mbahet ditën e hënë, më 16 dhjetor 2019, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, me fillim në ora 18:30.
Adresa ku do të zhvillohet takimi është si më poshtë: Eugen-Huber-Strasse 19A 8048 Zürich.