Zvicra, sikur edhe shtetet tjera perëndimore në çdo moment mund të përballet me ndonjë sulm terrorist. Për këtë arsye sulmi i ndodhur në Paris nuk mund ta ndryshojë gjendjen aktuale të sigurisë në vend ka thënë kreu i konferencës së drejtorëve të policive kantonale të Zvicrës, Hans-Jürg Käser.
“Por ne duhet të mbajmë parasysh në mënyrë të qartë se terroristët të cilët janë të gatshëm për gjithçka, të cilët kudoqoftë imponohen me dhunën armës dhe fillojnë të shtien me to – para terroristëve të tillë, një shoqëri e hapur nuk mund jetë imune. Po kështu as Zvicra dhe kjo është krejtësisht e qartë”.
Por, ka shtuar Käser frika është një këshilltar i keq. Ato që duhet mbajtur parasysh është shenjat që bien në sy para një sulmi, ka thënë i pari i policisë, Hans-Jürg Käser për emisionin “Samstagrundchau” të radios zvicerane SRF.