Pas një aventure jo shumë të suksesshme në Angli, përkatësisht Championship me Nottinghamin Forest, ai mund të kthehet në futbollin zviceran, shkruan albinfo.ch.
Kasami ishte i huazuar nga Olympiacos, por kampionët e Greqisë, përkatësisht trajneri i saj, Besnik Hasi nuk janë të interesuar për të.
Skuadra e Grasshoppersit ka shfaqur interesimin për Kasamin, i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Lazio.
Ai ka luajtur në Fulham dhe Palermo, derisa menaxher i tij, është i famshmi Mino Raiola.