Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë kartonin e parë në Arsenal. Ai njihet për lojën e ashpër dhe me zemër që luan, por që shpesh herë i ka kushtuar, duke u ndëshkuar me kartonë, shkruan albinfo.ch.
Që nga sezoni 2014, Xhaka është përjashtuar tetë herë me karton të kuq. Ai edhe sa ishte anëtar i Borussia Moenchengladbach, ishte ndër më të ndëshkuarit në Bundesliga.
Megjithatë, ai falënderoi tifozët e Arsenalit pas ndeshjes. “Tre pikë shumë të rëndësishme dhe jam krenar me ekipin, dhe faleminderit fansave për mbështetjen masive”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
Ndërkohë, për kartonin e kuq të Xhakës, foli edhe trajneri Arsene Wenger. “Më ngjau se duhet të ishte një karton i verdhë, por gjyqtari dha një të kuq të zbehtë”, ka thënë Wenger.
Për Arsenalin, luajti edhe Shkodran Mustafi. “Vazhdojmë me ecurinë e fitoreve, por ishte një ndeshje tejet e vështirë ku u luftua shumë deri në fund”, ka shkuar Mustafi në “Facebook”.