Karta mujore e udhëtimit me zbritje të madhe do të jetë e disponueshme në gjithë Gjermaninë pikërisht në kohën e pushimeve verore, njofton albinfo.ch.
Udhëtarët në Gjermani do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet e tyre lokale të autobusëve, tramvajit, U-Bahn dhe trenave për vetëm 9 € në muaj nga 1 qershori.
Karta mujore e zbritjes u përfshi në paketën e ndihmës financiare të qeverisë, në mënyrë të lehtësohet kriza e kostos së jetesës.