Quhet Peri Koyuncu, është karatistja me origjinë shqiptare së bashku me shoqet e ekipit të Karatesë që dolën kampione në Turqi, shkruan albinfo.ch.
Tani ajo do të garojë në Kampionatin Europian të Karatesë që do të zhvillohet në Finlandë.
Ajo dhe ekipi i saj treguan pjekuri dhe profesionalizem në përballjet e tyre të karatesë, duke korrur suksese. Këto vajza duket se premtojnë shumë edhe në përballjet ndërkombëtare, të Kampionit Evropian. /Albinfo.ch