Përfaqësuesja e Zvicrës në Karate-Do Renmei është kthyer me gjashtë medalje nga kampionati evropian Shotokan Karate-do, që është mbajtur nga data 23 e deri më 25 nëntor 2018, në qytetin e Nishit në Serbi.
Zvicra ka fituar tre medalje të argjendta dhe tre të bronzta. Për tre medaljet e argjendta meritor janë karateistët shqiptarë, Diellza Sjedijaj, Kroni Osmani, Alma Pollozhani dhe Drenusha Sejdijaj, njofton ekskluzivisht Albinfo.ch.
Diellza Sejdijaj në kategorinë “Junior ladies individual kumitë”, e fitoi vendin e dytë, medaljen e argjendtë. Vendin e dytë në kategorinë “Cadet men individual kumitë”, e ka fituar edhe karateisti i vetëm shqiptar, Kron Osmani.
Në kategorinë Junior ladies team kumitë, Zvicrës medaljen e argjendtë ia siguruan grupi i karateisteve që dominohet nga vajzat shqiptare, Diellza Sejdijaj, Alma Pollozhani dhe Denusha Sejdijaj.
Fotot: ESKA




