Skip to content

Kaqamak misri me kajmak

Përbërësit: • 150gr kajmak, • 200gr djathë të ri, • 250gr miell misri, • 1litër ujë, • kripë. Përgatitja: Marrim një tenxhere, e mbushim me 1 litër ujë dhe e lëmë të vlojë. Pak para vlimit shtojmë kripën dhe miellin, duke e përzier vazhdimisht. Po sa të fillojë të vlojë, e mbulojmë me kapak dhe […]

Kaqamak misri me kajmakPërbërësit:

• 150gr kajmak,
• 200gr djathë të ri,
• 250gr miell misri,
• 1litër ujë,
• kripë.

Përgatitja:

Marrim një tenxhere, e mbushim me 1 litër ujë dhe e lëmë të vlojë.
Pak para vlimit shtojmë kripën dhe miellin, duke e përzier vazhdimisht.
Po sa të fillojë të vlojë, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për 10min.
Më pas shtojmë kajmakun dhe djathin e ri të copëtuar.
I përziejmë mirë dhe nga tenxherja e vendosim në tavë dheu (ose të thjeshtë).
Tava piqet në 200°C për rreth 40 minuta, derisa ta marrë ngjyrën e artë.

Ju bëftë mirë