Shqipëria do ta luajë të hënën miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për EURO 2024.
Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit
Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë.
Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta.
Një pjesë e konsiderueshme e të cilave të blera nga tifozët shqiptarë, shkruan Super Sport.
Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori.
Tri fitore vikingët, një barazim dhe një sukses kuqezi. Ai i miqësores së 20 vjetëve më parë: 2-1 (Skela, Aliaj)./GazetaExpress