Pas dhjetë vitesh qëndrim në Itali, kapiteni i helvetëve Stephan Lichtsteiner (34) do transferohet mbi ishull. Ai do luajë për Arsenalin ku do ketë koleg edhe shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Trajneri i ri i topçinjve Unai Emery, e ka vlerësuar lartë 34 vjeçarin për “eksperiencën” e tij dhe “personalitetin e madh udhëheqës”. Gjithashtu Lichsteiner ka shprehur dëshirën që me Arsenalin të arrijë “gjëra të mëdha”.