Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka nënshkruar për skuadrën e Cremoneses, raporton albinfo.ch.
Ai në sezonin e fundit në Pisan në Serie B, derisa kartonin e kishte Genoa, që nuk ka shfaqur interesim për ta mbajtur në ekip.
“Ujkani, portieri i lindur në Vushtrri në vitin 1988 u ble nga Genoa. Pasi mbërriti në Itali nga Anderlecht debutoi në Serie A me Palermon dhe ka garuar në kategorinë e më të mirëve për pesë sezone duke veshur edhe fanellën e Novaras, Chievo Veronas dhe Genoas. Sezonin e shkuar luajti për Pisan në Serie B”, thuhet në njoftim.
Ujkani është kapiten i Kosovës, kurse më herët ka mbrojtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.