Në Aeroportin e Prishtinës Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk për veprën penale falsifikim të dokumentit.
“Aeroporti Adem Jashari 29.10.2019 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull turk, pasi i njëjti në shkuarje ka prezantuar letërnjoftimin bullgar të falsifikuar (në emër të një personit tjetër)”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Derisa, dokumenti është konfiskuar, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.