Shërbimet gjermane të sigurisë kanë arrestuar një të ri nga Siria që po planifikonte të organizonte një sulm terrorist në Berlin.
I riu, 17-vjeçar, u arrestua në zonën Uckemark, pranë Berlinit, pas gjetjes së komunikimit me familjen e tij, duke u përshëndetur, ngase kishte vendosur t’i bashkohej luftës së shenjtë “xhihadit”.
Dëshmi e planifikimit, veprime konkrete, ende nuk janë gjetur gjatë hetimit të policisë, tha në një deklaratë policia e Berlinit.
I dyshuari nga Ministria e Brendshme është identifikuar si një sirian, i cili erdhi në vend në vitin 2015 dhe është i regjistruar si azilkërkues.
I paraburgosuri pa emër vitin e kaluar ka jetuar në një shtëpi për refugjatë të mitur në Uckemark.