Më 26 nëntor të vitit të kaluar, rojet e kufirit në Stacionin Hekurudhor të Brigut (Valis) në sediljen e karrocës së invalidëve kanë gjetur një sasi të konsiderueshme droge të llojit marihuanë, shkruan sda.ch
Mbi ulësen ku ishin fshehur pakot me drogë rrinte një shtetas shqiptar i moshës 22 vjeçare, i cili simulonte gjendjen e një personi me aftësi të kufizuara, transmeton albinfo.ch Ai ishte në përcjellje të një bashkatdhetari të tij ndërsa kufitarët e zbuluan shpejt mashtrimin që ata po përpiqeshin ta bënin.
Dy personat po vinin me tren nga Milano për në Zvicër ndërsa drogën e kishin paketuar në qese plastike, duke zëvendësuar kështu “shiltet” e ulëses së karrocës.
Rasti i është kaluar Policisë Kantonale të Valsiit, e cila ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë publike ndaj personit.