Pas hetimeve të gjera, policia e kantonit të Solothurnit ka arrestuar pak ditë më parë në Luterbach një person të dyshuar për tregti me drogë.
Autoritetet i kanë sekuestruar 33 vjeçarit nga Shqipëria gjithsej 7.6 kilogramë heroinë dhe rreth 111 kilogramë diluent (materje për përpunimin e drogës), shkruan sda.ch.
Policia ka gjetur në ambientin ku ndodhej i arrestuari edhe 100 gramë kokainë dhe disa mijëra franga, para të gatshme, transmeton albinfo.ch.
Policia e kantonit të Solothurnit ka njoftuar të premten se me materjen e përmendur përpunuese të sekuestruar mund të ishin prodhuar rreth 220 kilogramë heroinë të cilësisë që shitet rrugëve.
Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e mallit të sekuestruar është disa qindra mijëra franga.
Me këtë rast është arrestohet 33-vjeçari shqiptar i cili po qëndronte ilegalisht në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ai tani ndodhet në paraburgim.
(Foto: KAPO Solothurn)