Ka shpërthyer vullkani në Papocatepetl të Meksikës, duke dhuruar një pamje dramatike të llavës e reve, të cilat kanë arritur deri në 3 mijë metra në qiell.
Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Popovatepetli është një vullkan aktiv, rreth 70 kilometra larg kryeqytetit të Meksikës, raporton BBC.
Emri i tij do të thotë “Mali i tymosur’ në gjuhën indigjene Nahuatli, transmeton Koha.net.
Momenti i shpërthimit të tij është kapur nga kamera, duke dhënë një shfaqje mahnitëse, përcjell Albinfo.ch.