Në qershor të vitit të largët, 1984 një person atëbotë 26 vjeçar nga Kosova kishte qëlluar me revole një polic gjerman në Hannover. Kjo kishte ndodhur pasi që ai, vet i dyti, kishte sulmuar një shitore të mjeteve të lundrimit ndërsa polici që banonte mbi atë shitore, kishte ndërhyrë. Me atë rast ai kishte pësuar plagë të rënda.
Prej atëherë dorasit i kishte humbur çdo gjurmë, për t`u gjetur sërish pas 32 viteve, në Tiranë, Shqipëri.
Kështu, siç shkruan Hannoversche Allgemeine, personi që sot është 58 vjeçar, nga fillimi i vitit 2016 ishte në fokus të kërkimeve të policisë gjermane, e cila i kishte shenjat e gishtërinjve të dorasit. Në hetime është përfshirë edhe europoli, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo u realizua në bashkëpunim me policitë e Monakos, Kosovës, Maqedonisë dhe së fundi, edhe të Shqipërisë, ku operacioni u përmbyll me sukses.
Shtetësia e dorasit nuk përmendet por, në bazë të përshkrimit të rrethanave dhe vendeve ku ai ka frekuentuar, ai duhet të jetë kosovar
Prokuroria Shtetërore e Hanoverit tash synon ekstradimin e personit të fjalë nga shteti shqiptar.
Krahas tij, në sulmin e bërë në vitin 1984 kishte marrë pjesë edhe një person 19 vjeçar. Ai ishte kapur dhe dënuar me tre vjet burg për të rinj.