Skip to content

Kapet në radar gjermani në një autostradë zvicerane me 249 km në orë

Policia kantonale në Thurgau, të dielën në autostradën A7, drejtim Kreuzlingen, ka kapur një shofer i cili po ngiste veturën e tij me një shpejtësi prej 249 km / h. Shoferi me Seat Leon ishte një gjerman 34 vjeçar nga kantoni i Basel-Landschaft. Në emër të prokurorit, makina ishte konfiskuar, siç është bërë e ditur […]

Policia kantonale në Thurgau, të dielën në autostradën A7, drejtim Kreuzlingen, ka kapur një shofer i cili po ngiste veturën e tij me një shpejtësi prej 249 km / h.

Shoferi me Seat Leon ishte një gjerman 34 vjeçar nga kantoni i Basel-Landschaft. Në emër të prokurorit, makina ishte konfiskuar, siç është bërë e ditur të hënën në një deklaratë për media, përcjell albinfo.ch.

Policia kantonale Thurgau pos tjerash ia ka marrë edhe patentë shoferin.

Rekord i ri

Siç thuhet nga policia kantonale e Thurgaut, nuk mund të kujtohet që ndonjëherë shofer të është matur me në një shpejtësi më të lartë. “Kjo është ndoshta një rekord i ri negativ”, tha zëdhënësi Matthias Graf.

Sipas Graf, udhëheqësi i mëparshëm ishte një njeri i cili ishte kapur me veturë në fund të dhjetorit 2015 me tre fëmijë (8.4 dhe 1) vjeç duke shpejtuar me 231 km / h mbi A7. Përveç kësaj, shoferi 32-vjeçar nuk ishte i lidhur.