Të mërkurën në mëngjes (31 janar), forcat mbështetëse të Policisë Federale të gatishmërisë kanë ndaluar një autobus me regjistrim kosovar në pikën kufitare në Walserberg.
Nga kontrolli i pasagjerëve në sistemin e kërkimit policor rezultoi se njëri prej pasagjerëve, një kosovar 29-vjeçar, ishte në kërkim nga Prokuroria Publike e Tübingenit me urdhër arresti, transmeton albinfo.ch.
Kosovari ishte dënuar me dy vjet e dhjetë muaj burg për sulm seksual, detyrim seksual dhe përdhunim.
Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, autoritetet e kishin deportuar atë në vendin e tij, në Kosovë, në vitin 2018, thuhet në një njoftim për shtyp të Policisë Federale në Freilassing, shkruan bgland24.de.
Meqenëse tani ai u përpoq të hynte përsëri në Gjermani pa leje, atij i duhet të vuajë dënimin e mbetur me burg prej 485 ditësh, sa i kishin mbetur pas ndërprerjes përcjell albinfo.ch. Policia Federale e dërgoi 29-vjeçarin në një institucion korrektues (burg).