Policia italiane ka arritur të zbuloj një tjetër rast të trafikut të drogës me avion të vogël nga Shqipëria për në Itali.
Policia e Torinos ka arrestuar 4 persona, 2 shqiptarë dhe dy italianë, ndërsa ka sekuestruar 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Mediat e Tiranës bëjnë të ditur se operacioni është bërë i mundur në saje të bashkëpunimit të policisë së Milanos me policinë a antidrogës në qytetin e Torinos.
Avioni ishte modifikuar në mënyrë të tillë që të mund t’u shmangej kontrolleve doganore.
Sipas mediave italiane, një anëtar i rëndësishëm i kësaj organizate kriminale luante rolin e mbledhjes së lëndës narkotike, amballazhimit e transportimit të saj drejt një fushe nga ku nisej dhe avioni i vogël prej Shqipërisë drejt Italisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që zbulohet një rrjet i trafikut të drogës me avionë, pasi më 26 gusht u shkatërruar një rast i ngjashëm.