Gjatë mbrëmjes të së dielës një 30 vjeçar shqiptar kishte tentuar të futet në kantonin e Tessinit me një kilogram kokainë . Ai udhëtonte nga Italia në Zvicër me një automjet me targa italiane.
Nga kontrolli kufitar në San Pietro di Stabio, atij i mbaron edhe udhëtimi, pasi pas arrestimit dërgohet në burg, shkruan nau.ch.