Autoritetet policore në Milano kanë shkrirë përfundimisht një grup të strukturuar kriminal, i përbërë prej 7 shtetasve shqiptarë, të “specializuar” në vjedhjen e makinave.
Shqiptarët akuzohen për të paktën 30 grabitje makinash. Media italiane nuk ka bërë ende me dije emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit “Ultima”.
Grupi i shqiptarëve ushtronte aktivitetin kriminal në zona të ndryshme të Milanos, duke pasur si bazë veprimi Lugano-n.