Policia finlandeze ka bërë të ditur se ka zhvilluar një aksion të madh kundër drogës, me c`rast është shkatërruar një organizatë kriminele e përbërë nga shqitarët, raporton albinfo.ch.
Droga, rreth 8 kg kokainë, 16 kg amfetaminë, methamphetamine, dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike, u gjet në një banesë në Vantaa Lansimoki.
Kjo është cilësuar si sasia më e madhe drogës e sekuestruar ndonjëherë në Finlandë. Nëse shitej në rrugë, vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet 1.5 deri në 2 milionë euro.
Pesë persona janë arrestuar dhe burgosur lidhur me ngjarjen, ndërsa, për dy të tjerë është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë.
Përveç shqiptarëve, janë arrestuar edhe shtetas të Kosovës, Marokut dhe Irakut, disa prej të cilëve kanë fituar shtetësinë finlandeze.