Janë kapur dy adoleshentë, për të cilët është konstatuar se me qëllim kanë përdorur dritën laserike për të verbuar lokomotivistin e një treni që qarkullonte të shtunën e javës së kaluar në hekurudhën Wettingen – Neuenhoh (Aargau). Një 13 vjeçar me prejardhje kosovare dhe një zviceran 14 vjeç, pas marrjes në pyetje, kanë pranuar se kanë bërë këtë veprim të dënueshëm.
Policia i kishte kapur ata pak kohë pas aktit të kryer, në një stacion autobusësh, dhe me këtë rast u kishte gjetur dy laserpointer, me të cilët ata kishin kryer deliktin.
Pas marrjes në pyetje, dy tinejxherët u janë dorëzuar prindërve të tyre. Ata dy do të përgjigjen para prokurorisë për të rinj, shkrun “Aargauer Zeitung”.
Me këtë rast, policia e Argaut tërheq vërejtjen se loja, në dukje e pasherr me drita të laserëve mund të jetë shumë e rrezikshme për njerëzit të cilëve u drejtohet, si për shëndetin e tyre ashtu edhe për sigurinë në trafik, sikurse është rasti me lokomotivistët.