Të premten dhe të shtunën e kaluar, gjashtë zviceranë kanë paraqitur certifikata të falsifikuara të vaksinimit në barnatoret në Konstanz (Gjermani).
Këtë e kanë bërë në mënyrë që të marrin dëshmi dixhitale se kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19, shkruan srf.ch.
Mashtrimi është zbuluar në dy barnatore në qytetin e vjetër të Konstancës, njofton policia gjermane, transmeton albinfo.ch.
“Policia tani po heton të gjashtë të dyshuarit nga Zvicra, të fajësuar për falsifikim të dokumenteve” thuhet në njoftimin e policisë.
Në Gjermani, certifikata e unifikuar e vaksinimit e BE-së mund të lëshohet në ordinancat e mjekut, farmacitë ose në qendrat e vaksinimit.
Edhe të enjten, dy zviceranë ishin kapur në një barnatore në Konstancë me certifikata të falsifikuara të vaksinimit.