Një patrullë e Gardës Kufitare ka ndalur të shtunën në Mumpf AG në A3 një furgon me targa serbe. Specialistët e Gardës Kufirit kontrolluan automjetin dhe zbuluan më shumë se 50 kilogramë marihuanë të fshehur. Shoferi u arrestua menjëherë.
Pothuajse në të njëjtën kohë erdhi një BMW me targa të Cyrihut, në dalje të autostradës në Eiken AG, ku është ndalur nga policia e Kantonit Aargau. Serbi gjithashtu kishte lidhje me drogën e kontrabanduar dhe ishte arrestuar nga policia.
Të dy kontrabandistët e dyshuar të drogës janë të moshës 29 dhe 51 vjeç dhe nuk jetojnë në Zvicër. Të dy gjenden në paraburgim. Prokurori publik, Rheinfelden Laufenburg, ka hapur një hetim penal ndaj dy të dyshuarve.