Mediat shqiptare kanë raportuar se një sasi prej 25 kg drogë është kapur mesditën e së martës në Portin e Vlorës, në një kamion që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se sasia e drogës ishte fshehur këtë në kamion, derisa këtë e ka vërejtur policia shqiptare.
Policia ka ndaluar automjetin dhe ka shoqëruar drejtuesin e këtij kamioni, ndërsa sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia shqiptare po punon për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar narkotikësh.