13 qytetarë të Kosovës, në mesin e tyre 5 fëmijë u kapen nga policia duke kaluar kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Austrisë
Policët nga Hungaria dhe Austria kanë kapur tre kontrabandistë të martën pasdite duke ikur nga Hungaria në drejtim të fshatit Nickeldorf të Austrisë
Kontrabandistët ishin duke udhëtuar në autostradë M1. Më herët, policia kishte kapur 13 emigrantët kosovarë, pesë fëmijë dhe 8 të rritur duke kaluar ilegalishr kufirin me Austrinë. Kjo u bë e ditur nga autoritetet policore të Burgenlandit të Austrisë, raporton ORF.
Të gjithë personat po mbahen të burgosur nga policia hungareze në Györ.