Policia vërejti dy persona që mbartnin një kuti të madhe nga një furgon. Në fakt, ishte një kontroll rutinë i një furgoni të dyshimtë.
Policia e qytetit të Cyrihur ka zbuluar 100 kg marihuanë me vlerë rreth një milion franga.
Hetuesit e narkotikëve kishte gjurmuar në furgonin e vërejtur në Dübendorf, para një shtëpie, derisa dy persona po shkarkonin një kuti të madhe kartoni, përcjell albinfo.ch.
Në kuti, policia gjeti paketa dhe qese letre të marihuanës – rreth 100 kilogramë. Në kërkimet e shtëpive gjithashtu janë konfiskuar mbi 39 mijë franga para të gatshme dhe rreth 130.000 euro.
Bëhet fjalë për një zviceran 32-vjeçar dhe një 46-vjeçar belg, të cilët u arrestuan.
Marihuana e konfiskuar në bazë të hetimeve të kryera nga Instituti Ligjor i Cyrihut kishte përmbajtje të lartë THC prej 18 për qind.