Agjencia suedeze e motit SMHI lëshoi një alarm për Suedinë qendrore – duke mbuluar zonën përreth Stokholmit, Uppsala, Gävle dhe Örebro – paralajmërim për borë dhe erëra të forta. Në njoftim u tha se mund të bjerë 15-25 centimetra borë, ose 30 centimetra në disa zona.
Kjo do të thotë se ekziston një rrezik i madh që rrugët, si dhe autobusët, trenat dhe fluturimet, të preken dhe të shkaktojnë bllokim të trafikut.
Të paktën gjashtë aksidente trafiku u raportuan në rajonin e Stokholmit midis orës 6 dhe 7 të mëngjesit, sipas televizionit të lajmeve TT, dhe disa trena dhe autobusë u vonuan ose u anuluan. Në Örebro, i gjithë transporti publik u anulua në qytet, njoftoi transmetuesi i radios publike P4 Örebro. Disa pjesë të tjera të Suedisë raportuan gjithashtu probleme të motit të hënën, shkruan local.com, përcjell albinfo.ch.