Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra protestues, në mesin e tyre edhe kryetarin e Prishtinës njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. Ai ka qëlluar në sheshin “Nënë Tereza” kur policia e ka arrestuar duke mos pasur konsideratë rreth funksionit të tij.
Po ashtu Policia Speciale, por edhe policia civile, ka arrestuar shumë protestues. Në Prishtinë aktualisht është gjendje kaosi ku edhe protestuesit po gjuajnë me koktej molotovi. Kjo gjendje nuk është parë që nga protestat e shkurtit 2007, kur u vranë dy protestues dhe shumë të tjerë u lënduan.
Dhuna po vazhdon edhe në këto momente.