Reshje të forta shiu kanë ndikuar në pjesë të Ticinos dhe që nga e hëna janë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, shkruajnë mediat zvicerane.
Asnjëherë nuk ka rënë shi aq shumë në këtë kanton, brenda dy ditësh që kur filluan matjet më 1918, sipas Meteonews, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, autoritetet e këtij kantoni thonë se situata nuk pritet të përmirësohet sot, dhe po u kërkohet banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Die letzten 1-2 Stunden gab es im #Tessin bezüglich Gewitterregen zwar eine kleine Atempause, über Italien sind aber schon neue #Gewitter in Anmarsch. Die heutigen #Regenmengen sind einmal mehr enorm! In der Nacht breiten sich auch im Norden Regengüsse und Gewitter aus. (km) pic.twitter.com/od3Gs66uS5
— MeteoNews Schweiz (@MeteoNewsAG) July 27, 2021