Cili kanton paguan më shumë për taksat, qiranë dhe sigurimet?
Vetëm një muaj kalon pa ndonjë raport të ri për vdekjet në rrugë, konsumin e ushqimit organik, apo numrin e të huajve. Credit Suisse botoi muaj më parë disa statistika se cili ishte kantoni më i lirë për të jetuar në të, përcjell albinfo.ch.
Kantoni më i lirë për të jetuar në Zvicër:
Uri. Nëse ju që po e lexoni këtë jetoni jashtë Zvicrës, sigurisht nuk keni dëgjuar për Kantonin Uri, megjithëse ishte një nga tre kantonet që themeluan vendin në vitin 1291. Ky kanton ishte edhe shtëpia e njeriut më të famshëm zviceran, William Tell. Nuk ka ndonjë atraksion të madh, kështu që shumica e vizitorëve thjesht kalojnë nëpër rrugën e këtij kantoni. Ja disa statistika të tjera të kantonit Uri:
- Popullsia 35,335, me 9.4% të huaj.
- Gjermanishtja (93.5% e popullatës), serbo-kroatishtja (1.9%), italishtja (1.3 %);
- Papunsia 1.4 %.
Top 5 vendet më të lira për të jetuar në Zvicër:
- Uri
- Glarus
- Appenzell Innerrhoden
- Obwalden
- Thurgau.